Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita në Sofje paraqet:

Marena Xhingova – një nga qeramistet më të shquara bullgare

Në veprat e saj ndihet fuqia, por edhe butësia e natyrës, thotë e bija e saj Zllatka Andreeva.

13
Foto: Diana Cankova

“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i dhënë krahë talentit të tij. 
Marena Xhingova kalon tetëmbëdhjetë nga vitet e saj aktive si piktore-projektuese në fushën e industrisë së silikateve në fabrikën për produkte porcelani “Izida” në Elin Pelin. “Pas punës së saj të përditshme ajo shkonte në atelie dhe fillonte të bënte eksperimentet e saj,” thotë Rumena Kallçeva, kuratore e ekspozitës “Kujtesë – drejtime – breza” në galerinë-librari “Sofija Pres” në kryeqytet. Duke jetuar për artin e saj, ish-studentja në klasën e skulptorit prof. Veliçko Minekov në Akademinë e Arteve të Bukura shndërrohet në një nga qeramistet më të shquara të kohës së saj. 

Rumena Kallçeva
“Duke punuar nga ora nëntë deri në pesë në këtë punë rraskapitëse, Marena Xhingova është pranuar si një kolege e dashur, sepse ka ndihmuar shumë në fazat e ndryshme të prodhimit – shton Rumena Kallçeva. – Në fabrikë, nën drejtimin e saj, dalin enë të ndryshme qeramike, gjëra që të gjithë ne i kemi parë në shtëpitë e prindërve tanë dhe kemi qenë rritur me to. Me rëndësi kyçe është fakti se aplikuesit kanë pasur një rol ndriçues thelbësor për ta bërë artin pjesë të përditshmërisë sonë. Dhe madje kur flasim për prodhim në seri, ndikimi estetik mbetet.” 



Ekspozita me veprat e Marena Xhingovës na paraqet një imazh të përgjithshëm të artistes nga koha e socializmit, e cila është gjithçka në një – edhe nënë, edhe grua punëtore, edhe krijuese, e shënuar nga paragjykimet për gjininë e saj dhe që ka dhënë dyfish më shumë përpjekje për të marrë njohjen e talentit të saj. Një nga paragjykimet që kanë shënuar qëndrimin e saj në Akademi ka qenë se nuk është e mundur të krijojë vepra skulpturore, pasi monumentaliteti në art u përket vetëm burrave.
 


“Edhe pse ajo e drejton veten në një drejtim pak më ndryshe, në panelet e saj qeramike dhe veprat qeramike mund të shohim shumë lehtë fillimin skulpturor – thotë kuratorja e ekspozitës, e cila mund të vizitohet deri më 30 prill. – Thjesht është diçka që ajo vazhdon ta mbajë, megjithëse ka hequr dorë prej tij nën presionin e paragjykimeve, të cilat edhe sot në një masë të caktuar ndahen (mund t’i shohim, duke u përpjekur të numërojmë sa janë gratë skulptore).” 
Në atelienë e saj, Marena Xhingova bie në një botë, në të cilën gjen motivim dhe forcë të zhvillohet si krijuese. 



“Ajo që e bën autore, që ka gjetur vendin e saj në historinë e artit dhe meriton të marrë vëmendje, është stili i saj specifik i punës me materialin – thekson Rumena Kallçeva. – Ajo nuk mjaftohet vetëm me teknikat klasike si lustër, përdorimi i porcelanit, balta, procesi i pjekjes, materiali zjarrduruar, por fut edhe elemente shtesë në veprat e saj. Për shembull, shkrin fije metalike, qelq dhe në këtë mënyrë krijon një teksturë më të veçantë të vetë veprës, më shumë thellësi dhe ajo bëhet më interesante. Prandaj edhe quhet ‘eksperimentatore’. 



Në ekspozitën, ku ndërthuren materia dhe shpirti, nëna dhe e bija takohen në një nivel tjetër dhe komunikojnë në një gjuhë më të lartë. 

Zllatka Andreeva
“Gjithmonë e kam respektuar artin e nënës sime, por kam ndjekur rrugën time – tregon Zllatka Andreeva, e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në degën ‘Tekstil dhe modë’. – E quajta ekspozitën ‘Kujtesë – drejtime – breza’, sepse jemi breza të ndryshëm dhe si artiste gjithmonë kemi qenë të përgjegjshme ndaj profesionit tonë.  Marena Xhingova ishte një njeri shumë serioz dhe sillej shumë kritikisht ndaj artit të saj – ndoshta për këtë arsye nuk u vendos të bëjë një ekspozitë serioze vetjake. Tani unë përpiqem të tregoj një pjesë të punëve që ka krijuar dhe eksperimentet e saj, sepse shumë nga gjërat janë të menduara gjatë viteve.” 



Gjatë vitit të kaluar 2024 u përkujtuan 85 vjet nga lindja e Marena Xhingovës dhe tetë që kur ajo nuk është më mes nesh. Ekspozita është një mënyrë simbolike për të shënuar përvjetorin, përfshirë si një kujtesë për forcën e grave krijuese që zënë një vend të denjë në historinë e artit bullgar. “Ajo e donte natyrën dhe ndoshta për këtë arsye në veprat e saj ndihen ajo fuqi, por njëkohësisht edhe butësi,” thotë e bija, e cila sheh një pjesë të nënës në çdo panel të saj qeramik. 

Fotografi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe përktheu: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Ditët Pranverore të Arteve” fillojnë në Universitetin e Ri Bullgar

Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5 qershor, do të mbahen mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve..

botuar më 25-04-22 5.20.PD

Pavarësisht nëse festojmë së bashku ose veçmas, le të jemi të sjellshëm dhe të përulur

Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..

botuar më 25-04-20 7.00.PD

Një ekspozitë paraqet goblenë leshi dhe mëndafshi nga Flandra dhe Franca nga shekujt XVI-XVIII

Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..

botuar më 25-04-18 6.03.MD