Më 1 janar 2026 Bullgaria do të marrë për herë të dytë (pas 2018) presidencën e Strategjisë së Danubit. Kjo po ndodh në një kohë të vështirë për Evropën, kohë kur bota po ndryshon me shpejtësi, kur është më e rëndësishme se kurrë të forcohen partneritetet ekzistuese, tha ministri rajonal Ivan Ivanov. Ai mbajti mbledhjen e parë të Grupit Kombëtar për Zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit, ku morën pjesë edhe katër ministra të tjerë.
Ivanov theksoi se Strategjia u jep vendeve të rajonit të Danubit mundësi për bashkëpunim në lidhje, infrastrukturë, migrim, presion demografik, ndryshime klimatike etj., probleme me të cilat nuk mund të përballemi vetë.
Vjara Minçeva, Koordinatore Nacionale për Bullgarinë, theksoi se Strategjia e Danubit është një instrument bashkëpunimi që mbulon mbi 100 milionë njerëz ose një të pestën e banorëve të BE-së. Bullgaria është e angazhuar në fusha prioritare, si siguria, kultura dhe turizmi.Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një..
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas..