Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tërmeti me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihternë Turqi u ndje në të gjithë Bullgarinë

Foto: emsc-csem.org

Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Disa nga shkollat ​​në qytetin bregdetar Burgas evakuuan nxënësit dhe procesi arsimor u pezullua, ndërsa për të tjerat vazhdoi normalisht, njoftoi Radio Burgas. Aktualisht nuk ka informacione për dëme në vendin tonë.

Sipas të dhënave të sizmologëve bullgarë, epiqendra e tërmetit ishte 140 km larg qytetit Mallko Tërnovo, 200 km larg qytetit Burgas dhe 460 km larg qytetit Sofje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbështetje për njerëzit në lagjen “Zaharna Fabrika”, të mbetur pa strehë

Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën.  Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..

botuar më 25-04-21 1.01.MD

Besimtarë nga e gjithë vendi iu bashkuan një procesioni me një ikonë të mrekullueshme të Virgjëreshës Mari

Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën  tingujt e kambanave i udhëhequr nga..

botuar më 25-04-21 12.12.MD

Stara Zagora feston Pashkët me këngë dhe valle në shesh

Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..

botuar më 25-04-21 5.05.PD