Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës.
Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria Mateev vendosi të kthehet dhe të vazhdojë karrierën e saj në Bullgari, dhe prej 5 vitesh këngëtarja është pjesë e ekipit të këngëtarit Ljubo Kirov. Gradualisht, ajo u nis me sfidën tjetër - krijimin e muzikës së saj dhe gjithashtu të një grupi muzikor.Fillimi është pikërisht kënga "E vetmuar". Maria Mateev krijoi muzikën dhe tekstin, dhe bëri aranzhimin së bashku me Radosllav Paunov, Nikolla Xhokov dhe Petër Todorov.
Për këngën "E vetmuar" Maria Mateev thotë: "Emri dhe mesazhi i këngës nuk janë të rastësishëm. Ato tregojnë historinë e kësaj beteje të brendshme që kam pasur me veten për një kohë të gjatë dhe frikën që më pengoi të besoja se mund ta përballoja këtë përpjekje."
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Koyangi
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë..