Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një dialog me njerëzit e kohës sonë me thjeshtësi dhe sinqeritet, duke kërkuar gjithmonë atë që na bashkon dhe na bën të rizbulojmë veten si vëllezër", thekson Kisha Katolike në Bullgari në një njoftim për shtyp. Qytetarët që vijnë që nga mëngjesi e përshkruajnë Papën e ndjerë si një shërbëtor të përulur të paqes dhe shpresës, njoftoi BNT. Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur sot nga ora 15:30 deri në orën 18:00, nesër nga ora 9:30 deri në orën 12:30 dhe nga ora 15:30 deri në orën 18:00 në rrugën "11 Gusht" Nr. 6.
Një meshë mortore për Papën Françesku do të mbahet më 28 prill nga Nunci Apostolik Imzot Luçano Suriani dhe peshkopët e Kishës Katolike në Bullgari, në orën 18:00. në bashkë-katedralen "Shën Jozefi" në rrugën Princi Boris I Nr. 146 në Sofje.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën tingujt e kambanave i udhëhequr nga..
Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..