Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të blinit një shtëpi me një çmim mesatar për metër katror prej rreth 715 eurosh, në vitin 2025 çmimi mesatar është tashmë 2200 euro. Në Varna në vitin 2015 mund të gjenit një shtëpi për 680-700 euro për metër katror, tani çmimi mesatar është rreth 1520-1550 euro për metër katror. Në Plovdiv, çmimi u rrit nga 550 në 1390 euro për metër katror", tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Javor Pejçev, për Radion Kombëtare Bullgare. Vetëm këtë vit, çmimet e pronave pritet të rriten me 15%. Bullgarët po blejnë banesa më të mëdha dhe gjithnjë e më shumë shtëpi. Megjithatë, 20% e blerësve potencialë tashmë po tërhiqen nga tregu për shkak të çmimeve të larta. "Strehimi do të bëhet gjithnjë e më i papërballueshëm. Ky është një trend që mund ta shohim në çdo vend tjetër që i është bashkuar eurozonës”, tha Pejçev.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Në tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023 kostot totale të punëdhënësve në Bullgari për një orë të punuar nga punonjësit e tyre u rritën me 12.8%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja më e..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...