Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje.
Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë "Alo, alo, Diell", i cili ka dhjetëra milionë shikime në YouTube, jo vetëm që do t'i kënaqë dëgjuesit e rinj, por edhe do të përmbushë një mision të rëndësishëm kulturor. Qëllimi është të mbështeten shkollat bullgare jashtë vendit duke ofruar një repertor muzikor bashkëkohor që do t'i ndihmojë fëmijët jashtë vendit të lidhen me kulturën dhe gjuhën e tyre amtare përmes muzikës. “Koncerti “Ku jetojnë mrekullitë?” nuk është thjesht një projekt muzikor, por një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën - ta mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre, kudo që të jenë”, ndan Dono Cvetkov.
Një galaktikë yjesh bullgarë do të shkëlqejnë në skenë në prezantimin e albumit. Ata do të interpretojnë këngë të zgjedhura posaçërisht. Në koncert do të marrin pjesë edhe grupe vokale për fëmijë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..