Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj Krusharski, shef i Departamentit të Policisë Rrugore.
Gati 80 mijë shoferë në Sofje janë kapur me shpejtësi nga kamerat e Policisë Rrugore. Makinat e patrullës zbulojnë në rrugë shoferë agresivë dhe që nga fillimi i vitit janë dënuar 24 drejtues mjetesh për driftim.
“Shpejtësia e papërshtatshme, mosmbajtja e distancës së kërkuar dhe kryerja e gabuar e manovrës së kthesës majtas janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore”, theksoi komisari. “Numri i shoferëve pa leje që kemi evidentuar në kryeqytet që nga fillimi i këtij viti është 160”, shtoi ai.
Këmbësorët janë një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në lëvizjen rrugore në kryeqytet dhe që nga fillimi i vitit janë sanksionuar 1730 këmbësorë për kalim të parregullt dhe krijimin e një parakushti për një aksident trafiku. “Gjysma e të vrarëve në aksidente rrugore në vitin 2024 janë këmbësorë mbi moshën 65 vjeç”, theksoi komisari Krusharski.Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..