Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe 800 makinash, duke përfshirë mbi 65 modele motoçikletash të reja. Për herë të parë në Moto Expo 2025, gjatë fundjavës po organizohet edhe një udhëtim testues. Motoçiklistët do të jenë në gjendje të provojnë modele nga markat kryesore.
Tregu i motoçikletave të reja në vendin tonë ka ardhur në rritje vitet e fundit. Mbi 3000 makina të reja u shitën në vitin 2024 në Bullgari, që është gati 5 herë më shumë se shitjet 10 vjet më parë, theksojnë organizatorët e ekspozitës - Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve dhe Përfaqësuesve të tyre të Autorizuar në Bullgari.Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga..
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..