Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të mbahet më 10 prill, në orën 12:30, në Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup.

Do të prezantohen këto universitete bullgare me fakultete dhe specialitete në frëngjisht:

1. Fakulteti i Studimeve Franceze në Inxhinieri Elektrike, Universiteti Teknik, Sofje;

2. Programi në Ekonomi dhe Menaxhim në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski";

3. Programi për Administrim Biznesi, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski";

4. Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Ri Bullgar;

5. Departamenti i "Gjuhëve të Huaja të Aplikuara për Administrim dhe Menaxhim", Universiteti i Ri Bullgar;

6. Programi Master “Frankofonia, Shumëgjuhësia dhe Ndërmjetësimi Ndërkulturor”, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Gjithashtu do të prezantohen mundësitë e trajnimit në Institutin e Specializuar të Frankofonisë në Administrim dhe Menaxhim, i cili është institut i Agjencisë Universitare të Frankofonisë, i krijuar në vitin 1996 në Sofje sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare me Republikën e Bullgarisë.


Ekspozita edukative organizohet me ndihmën e Ambasadës Bullgare dhe Qendrës Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup, në partneritet me Institutin Francez në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.


Shihni  botimet e Radio Bullgarisë, ku janë prezantuar mundësitë për të studiuar në frëngjisht në universitetet bullgare:



Përpiloi: Elena Karkallanova

Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Hiri i Zotit rrjedh në katedralen bullgare në Berlin

Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..

botuar më 25-03-26 7.05.PD

Bullgarët janë më skeptikët për përfitimet e anëtarësimit në BE

61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga..

botuar më 25-03-25 12.21.MD

“Pse të studiojmë në Bullgari” – takime shpjeguese me të rinj nga Shqipëria

Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..

botuar më 25-03-24 4.26.MD