Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve vdiqën në aksidente. Disa nga ndryshimet parashikojnë marrjen në pyetje të ekspertëve me videokonferencë për të reduktuar shtyrjen e proceseve, si dhe të drejtën e ministrit të drejtësisë të kërkojë përjashtimin e tyre nga listat e gjykatave nëse nuk përmbushin në mënyrë sistematike detyrën. Një lloj i ri i ekspertizës ligjore rrugore për të vlerësuar ndikimin e infrastrukturës rrugore në një aksident të caktuar. Ministria e Punëve të Brendshme nga ana e saj do t'i propozojë kabinetit masa për rritjen e sigurisë rrugore, tha ministri Daniell Mitov. Ndër to janë vendosja e shtyllave ndarëse në rrugë dhe në seksione të rrezikshme, shenjat e relievit, regjistrimi i shpejtësisë nga kamerat e pagesave, automjete të Ministrisë së Brendshme të pashënuara që do të monitorojnë për shkeljet rrugore, prania e vazhdueshme e policisë rrugore, si dhe ndryshime në mënyrën e përcaktimit dhe pagesës së gjobave.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..