Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve Bullgarë pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). “Përfshirja e arsimit të detyrueshëm të fesë nuk do të thotë se orët e mësimit do të fillojnë me lutje”, tha kryetari i KNSB-së, Pllamen Dimitrov. Parashikohet që lënda të quhet "Virtytet dhe fetë". Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve, Janka Takeva, vuri në dukje se sipas rezultateve të një sondazhi sociologjik të kryer së fundmi, vlera më e lartë për nxënësit e sotëm është mirëqenia materiale. Kjo është arsyeja pse Lidhjes së Mësuesve mbështet idenë e Ministrisë së Arsimit.
"Shkolla do t'i edukojë nxënësit, jo për t'i detyruar fëmijët të ndjekin një fe të caktuar, por për të njohur disa vlera fetare dhe morale, si dhe kontributin kulturor të fesë në formimin e shoqërisë dhe shtetit tonë", tha Desisllava Panajotova nga Sinodi i Shenjtë i c.
Foto: BGNESNjeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..