Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë minus 5° dhe 0°, në fushat dhe luginat e larta deri në minus 8°, në Sofje rreth minus 7°.
Të martën do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës me vranësira të përkohshme mesatare dhe të larta. Në disa vende, kryesisht në rajonin Rilla-Rodope, do të ketë reshje bore, ndërsa në vendet afër maleve - reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, për Sofjen rreth 9°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më të theksuara në orët e pasdites, kur në disavende të veçanta do të ketë reshje dëbore në rajonin Rilla -Rodope dhe Stara Planina, ndërsa në pjesët e poshtme - reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët më të larta - erë përkohësisht e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 2°, në 2000 metra - rreth minus 6°.
Vranësirat përgjatë Detit të Zi do të jenë të ndryshueshme, më të theksuara - në bregdetin verior. Para mesditës do të jetë kryesisht e qetë, por rreth mesditës do të fryjë erë lindore-juglindore dhe e lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 9°. Temperatura e ujit të detit është 8°-9°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë, përgjatë bregut jugor të Detit të Zi - deri në 3 ballë.Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..