Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Foto: sedmicanagorata.eu

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës.

Mbushen 100 vjet nga fillimi i kësaj nisme të pylltarëve bullgarë, ndonëse veprimet për rigjenerimin, menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve tona fillojnë menjëherë pas Çlirimit, në vitin 1878 shteti i sapokrijuar bullgar fillimisht formoi njësi mbrojtëse me rojtarë pyjorë që mbikqyrnin në këmbë dhe me kalë, të emëruar nga administratat vendore. Por një vit më vonë, më 5 korrik të vitit 1879, u themelua sektori i pavarur “Mbikëqyrja e pyjeve” pranë Departamentit të Pronave Shtetërore dhe Minierave në Ministrinë e Financave dhe kështu u vendos fillimi i shërbimit pyjor shtetëror në Bullgari, thekson Agjencia Ekzekutive e Pyjeve.

Më 12 prill 1925, Ministria e Arsimit Publik dhe Ministria e Bujqësisë dhe Pronave Shtetërore e shpallën zyrtarisht Festën e Pyllëzimit, e cila më vonë u kthye në “Javën e Pyllit”. Në këtë ditë, në kishën-monument "Shën Aleksandër Nevski", u mbajt një lutje për qytetarët, mësuesit dhe nxënësit, të cilët më pas mbollën 420,000 fidane dhe 20 kg fara në parqet dhe periferitë e qytetit të Sofjes.

Në vitin 2025, do të shënojmë disa ngjarje historike të rëndësishme që lidhen me historinë e pasur të pylltarisë në vendin tonë. Në fillim të vitit festuam 100 vjetorin e themelimit të arsimit të lartë pyjor në Bullgari – më 28 janar 1925, Këshilli Akademik i Universitetit të Sofjes mori vendim për hapjen e Degës së Pyjeve pranë Fakultetit të Agronomisë. Në kuadër të 100-vjetorit të Javës së Pyllit, Agjencia Ekzekutive e Pyjeve krijoi faqen e internetit “100 vjet Java e Pyllit”.

Nga 7 deri më 13 prill, iniciativa të ndryshme në mbarë vendin do të tërheqin vëmendjen mbi punën e pylltarëve dhe mundësinë që secili prej nesh të kontribuojë për mbrojtjen e pyjeve.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: sedmicanagorata.eu

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Pse të studiojmë në Bullgari” – takime shpjeguese me të rinj nga Shqipëria

Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..

botuar më 25-03-24 4.26.MD

Bullgaria feston Orën e Tokës dhe Ditën Botërore të Ujit

Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..

botuar më 25-03-22 6.20.PD

Për herë të 13-të Bullgaria është pjesë e Javës Botërore të Parasë

Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..

botuar më 25-03-21 5.55.PD