Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në përkrahje të mocionit të mosbesimit votuan 54 deputetë. Që të kalonte votimi, kërkesa duhej të mbështetej me një minimum prej 121 votash. Që gjatë paraqitjes së kërkesës për votë mosbesimi, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov pranoi se ai është i dënuar thjesht matematikisht.
Pas votimit, kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi nga foltorja e parlamentit për mbështetjen. "Me këtë ju mbështetët perspektivën evropiane të Bullgarisë dhe perspektivën e zhvillimit demokratik," tha ai.
Në fokus të debateve për votimin e djeshëm ishin temat e politikës së Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë dhe qëndrimi i vendit tonë për vdekjen e kapitenit të OKB-së Marin Marinov në Gaza. Ndërsa partia "Vëzrazhdane" mbronte motivet e saj, deputetët e PP-DB u larguan në mënyrë demonstrative nga salla plenare dhe njoftuan se nuk do të mbështesin një kërkesë për rrëzimin e qeverisë përpara hyrjes së Bullgarisë në eurozonë, por se ata vetë do të kërkonin një votë mosbesimi "në momentin që Bullgaria merr një datë anëtarësimi".
“Vëzrazhdane” dhe MEÇ kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë paraqitjen e kërkesave të reja për mosbesim.
Kabineti Zheljazkov u betua para deputetëve më 16 janar të këtij viti.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..