Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov, drejtuar deputetes së GERB-it, Denica Saçeva.
“Fushata e përpunimit të dokumenteve është në kulmin e saj në funksion të sezonit të ardhshëm turistik veror”, informoi ministri. Janë përpunuar mbi 560 deklarata nga punëdhënësit dhe janë regjistruar punësime sezonale për mbi 4200 shtetas të vendeve të treta.
Ata që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë janë të interesuar në disa sektorë - hotele dhe restorante, ndërtimtari, prodhimtari, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe transporti.
Gjatë 6 viteve të fundit, Agjencia e Punësimit ka lëshuar leje për hyrje në tregun bullgar të punës për mbi 108 mijë persona, punëtorë dhe specialistë nga 65 vende.Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..