Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të përdorim më plotësisht dritën e ditës, e cila gjithashtu duhet të çojë në uljen e kostove të ndriçimit dhe rritjen e kohës për aktivitete në natyrë.
Ndërrimi i orës dy herë në vit me një orë përpara ose mbrapa (gjatë kalimit në kohën e dimrit) praktikohet në Bullgari për 46 vjet. Për shumë njerëz, kjo shkakton stres të madh pasi kërkon kohë për t'u përshtatur me ndryshimin e rutinës së përditshme.
Ndryshimi i orës shpesh çon në prishje të orës biologjike, rritje të lodhjes, stres dhe rreziqe shëndetësore, thonë mjekët. Sipas mjekëve psikiatër, kjo zhvendosje shkakton probleme si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit. Gjendja shoqërohet me lodhje dhe çorientim të përkohshëm, të ngjashëm me lëvizjen nga një zonë kohore në tjetrën kur udhëtoni në distanca të gjata. Ka njerëz që e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimin e kohës dhe problemet e tyre vazhdojnë për javë të tëra.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..