Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis Gjermanisë dhe Bullgarisë", moderuar nga Eric Marr. Sot është edhe paneli "Fati i grave, dashuria e grave dhe gjaku i urithit" me pjesëmarrjen e shkrimtareve Zdravka Evtimova dhe Tanja Stupar Trifunović, moderuar nga Jörg Platt.
Në kuadër të mbrëmjes ballkanike, më 29 mars publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancën muzikore të Ivo Dimçevit, së bashku me Emanuill Vidinski.
Pjesëmarrja bullgare organizohet nga Ministria e Kulturës në partneritet me Shoqatën Bullgare të Librit. Ai zhvillohet brenda hapësirës së rrjetit Traduki, i cili mbështet shkëmbimin e librave dhe lidhjet letrare midis Evropës Qendrore dhe Juglindore.Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e..
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve..