Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Stabiliteti i kabinetit varet nga arkitektët Borisov dhe Peevski

Foto: FB/Rumen Radev

“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për gazetarët e bëri presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në betimin e gjyqtarit të sapozgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Orlin Kolev.

Dje, "Vëzrazhdane" me mbështetjen e "Veliçie" dhe MEÇ dorëzoi në administratën e Kuvendit Popullor një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov për "dështim sistematik në politikën e jashtme". Lidhur me këtë lideri i partisë Kostadin Kostadinov tha se votimi është i dënuar, gjë që nuk do të thotë se nuk duhet të paraqiten argumentet për këtë akt.

Sipas kreut të shtetit, në një republikë parlamentare vota e mosbesimit është mjet legjitim për çdo opozitë, por edhe përgjegjësi e saj për të gjetur shumicën për këtë votë.

Në lidhje me hetimin e prokurores evropiane bullgare Teodora Georgieva nga Prokuroria Publike Evropiane, Rumen Radev deklaroi se derisa të ketë një hetim serioz për rastet e Pepi Evroto dhe Martin Bozanov - Noteri, shoqëria nuk do të ketë besim në sistemin gjyqësor dhe shteti do të vazhdojë të jetë rob i disa varësive. Presidenti pyeti gjithashtu se çfarë po ndodhte me dy hetimet dhe nëse kishte përfaqësues të tjerë të drejtësisë që “kanë kaluar përmes zyrës së Pepi Evroto, të cilët janë të regjistruar dhe që aktualisht mbajnë poste përgjegjëse”. Sipas tij, kjo hipotezë është shumë e mundshme: “Në atë rast, kush e jep drejtësinë, këta përfaqësues të gjyqësorit apo ai që mban incizimin?”

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët e

“Vëzrazhdane”, “Veliçie” dhe MEÇ parashtruan një mocion mosëbesimi ndaj qeverisë

Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..

botuar më 25-03-26 3.17.MD

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..

botuar më 25-03-26 2.16.MD

Deputetët rivendosën grupin parlamentar MEÇ

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..

botuar më 25-03-26 12.01.MD