57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek njerëzit mbi 70 vjeç. Idenë që të krishterët ortodoksë të studiojnë ortodoksinë, katolikët të mësojnë katolicizmin dhe myslimanët të studiojnë islamin - perceptohet në një mënyrë më të nuancuar, komenton agjencia. 44% e të anketuarve thanë se e mbështesin deri diku, ndërsa 38 % janë kundër.
6 nga 10 persona besojnë se edukimi fetar mund të kontribuojë në formimin e vlerave morale te nxënësit, ndërsa 23% shprehin qëndrim të kundërt. Sondazhi përfaqësues kombëtar i Agjencisë "Trend" i porositur nga "24 Çasa" u krye midis datave 10 dhe 16 mars 2025 nëpërmjet një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me tabletë me 1020 persona në moshë mbi 18 vjeç.
Foto: BGNES, Agjencia "Trend"Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e..