Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekipi kombëtar bullgar i MMA fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik në Tiranë

Foto: BTA

Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.

Garuesit vendas treguan një përgatitje të jashtëzakonshme, saktësi teknike dhe një vullnet të pakompromis për të fituar, duke treguar epërsi totale pothuajse në të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, duke fituar në total 24 medalje ari, 16 argjendi dhe 12 bronzi. Kjo arritje forcoi pozitën e vendit si një forcë udhëheqëse në Ballkan dhe Evropë dhe vendosi synime të reja për ekipin kombëtar - një paraqitje e suksesshme në dy Kampionatet Botërore për të rinj dhe meshkuj, të cilat janë planifikuar të zhvillohen deri në fund të vitit, theksoi Federata Bullgare e Arteve Marciale të Përziera (BFMMA).

Ndër yjet e skuadrës bullgare në Tiranë u dalluan kampioni i Evropës Angell Aliev, Nikolla Ivanov, Apostoll Apostollov, Polat Mehmed, Fikret Mehmed, Georgi Zheljazkov, Pllamen Donkov, Kristian Nedkov e të tjerë.

Stafi i trajnerëve të skuadrës, i udhëhequr nga Maria Koleva, Ivajllo Georgiev dhe Kallojan Kolev, u shpreh i kënaqur me arritjet e garuesve kombëtare.

"Ky sukses është rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit. Konkurrentët tanë janë shembull se çfarë mund të arrijë njeriu me punë dhe këmbëngulje", tha Maria Koleva pas përfundimit të garës.

BFMMA shprehu gjithashtu mirënjohje për ambasadorin bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe të gjithë punonjësit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë që u dhanë sportistëve vendas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesella Leçeva

Vesella Leçeva drejtoi Komitetin Olimpik Bullgar

Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..

botuar më 25-03-19 4.42.MD
Kirill Despodov

Për herë të pestë, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti bullgar i vitit

Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..

botuar më 25-03-18 10.18.PD

Medalje ari për Ivan Vezjuv në Lojërat Olimpike Speciale në Torino

Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore  (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..

botuar më 25-03-17 8.14.PD