Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit

Foto: www.un.org; Bashkia Jamboll

Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Djuzharik. Sipas tij, nga të shtënat u plagosën rëndë gjashtë punonjës të organizatës botërore nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Franca, Britania e Madhe dhe Palestina. Sipas Stefan Djuzharik, palët ndërluftuese ishin të vetëdijshme se ndërtesa e dëmtuar po shfrytëzohej nga stafi i OKB-së në Gaza dhe se ata ishin të detyruar të siguronin paprekshmëri absolute të objekteve të OKB-së sipas të së drejtës ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish po bën thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur mbi incidentin, tha zëdhënësi i tij. “Për shkak të vdekjes së shtetasit bullgar dhe stafit të tjerë të OKB-së në Gaza ditët e fundit, si dhe bllokadës izraelite të ndihmës humanitare për Gazën, Guterish mori vendimin e vështirë për të reduktuar praninë e OKB-së në Rrip”, shton Stefan Djuzharik.

“Hetimi fillestar nuk zbuloi asnjë lidhje me aktivitetet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, por OKB-ja po nxiton të publikojë një tjetër akuzë të pabazë kundër Izraelit”, thuhet në qëndrimin e ambasadorit izraelit në Bullgari, Josef Levi Sfari. Prej saj, mësohet se ekipi i OKB-së që kryen hetimet nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sillvi Kirillov

Gazi toksik është problemi kryesor me të cilin përballen të lënduarit e trajtuar nga Koçani

Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të gjitha rregullave, por rrethana më rënduese është thithja e gazrave. Nga këtu vijnë disa nga..

botuar më 25-03-24 9.03.PD

Pothuajse ¾ e të rinjve mendojnë të emigrojnë, mbi 20% janë gati të largohen nga Bullgaria

74% e të rinjve bullgarë janë pak a shumë duke e shqyrtuar idenë e emigrimit jashtë vendit, sipas një sondazhi ndër të rinjtë në Evropën Juglindore të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert”. U anketuan 9000 njerëz në moshë nga 14 deri në 29 vjeç...

botuar më 25-03-23 10.05.PD

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD