Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e shtrenjta". Ai është edhe autori i tekstit, në të cilin flet për dashurinë komplekse dhe shpesh të dhimbshme që lë gjurmë të qëndrueshme, por edhe se sa e rëndësishme është mbi të gjitha që të gjithë ne ta duam veten. Muzikën e kompozoi Angell Prodanov – Acho. Po ai e bëri edhe aranzhimin e këngës.
"Ndonjëherë, të pikëlluar nga një ndarje, ne harrojmë se kush jemi", thotë Danny Levan. – Dhe në këtë moment ne duhet të mësojmë ta duam veten përsëri, dhe ky është një art. Nëse arrini të pikturoni me bojëra shumëngjyrëshe në kanavacën e bardhë të shpirtit tuaj, vetëm atëherë do të sillni dashuri dhe kuptim në jetën tuaj. Do ta vendosni veten në një piedestal”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube /Danny Levan, Facebook /Danny LevanDy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e..