Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e shtrenjta". Ai është edhe autori i tekstit, në të cilin flet për dashurinë komplekse dhe shpesh të dhimbshme që lë gjurmë të qëndrueshme, por edhe se sa e rëndësishme është mbi të gjitha që të gjithë ne ta duam veten. Muzikën e kompozoi Angell Prodanov – Acho. Po ai e bëri edhe aranzhimin e këngës.
"Ndonjëherë, të pikëlluar nga një ndarje, ne harrojmë se kush jemi", thotë Danny Levan. – Dhe në këtë moment ne duhet të mësojmë ta duam veten përsëri, dhe ky është një art. Nëse arrini të pikturoni me bojëra shumëngjyrëshe në kanavacën e bardhë të shpirtit tuaj, vetëm atëherë do të sillni dashuri dhe kuptim në jetën tuaj. Do ta vendosni veten në një piedestal”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube /Danny Levan, Facebook /Danny LevanMuzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj Gergana Stojanova dhe Leon Daniell i kushtohet Tokës dhe..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet..