Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Tokin: “Transmetimet Jashtë Shtetit” nuk ishin përçues i ideologjisë komuniste, përkundrazi!

“Në Redaksinë e Gjuhës Angleze kishim një program jashtëzakonisht të larmishëm dhe të pasur”, kujton gazetari

Foto: Facebook /Todor Tokin

Drejtoria e radios publike "Transmetimet Jashtë Shtetit", e njohur sot si platforma multimediale shumëgjuhëshe e Radios Kombëtare Bullgare - Radio Bullgaria, në periudha të ndryshme të ekzistencës së saj, ishte më shumë se një vend pune për një sërë emrash të njohur nga komuniteti i gazetarisë vendase. Mes tyre është gazetari shumëvjeçar i gazetës "Trud" Todor Tokin, i cili 15 vjet të punës së tij aktive gazetareske i kushtoi Shërbimit Qendror të Informacionit, siç quhej grupi i reporterëve i Radio Bullgarisë, dhe redaksisë angleze. U emërua në punë në radio në moshën 26-vjeçare, në vitin 1977 dhe pothuajse menjëherë filloi të ndiqte atë që po ndodhte në fushën politike.

"Në vitin 1989 u ktheva nga Nigeria ku isha përkthyes dhe menjëherë fillova të pasqyroja ngjarjet politike që kishin të bënin me të Gjelbrit, lëvizjen “Ekogllasnost” dhe komitete të tjera të ndryshme. Arrita të njihem me të gjithë opozitën dhe mbaj mend atmosferën shumë të politizuar gjatë Tryezës së Rrumbullakët".

Megjithë karakterin e saj unik si e vetmja media që ofron informacion të larmishëm dhe të pasur nga dhe për Bullgarinë në bullgarisht dhe 10 gjuhë të tjera të huaja, ekzistenca e Radio Bullgarisë u vu në pikëpyetje më shumë se një herë.

Rajna Konstantinova

“Kur SDS erdhi në pushtet në 1991, ata donin të mbyllnin drejtorinë, pasi besonin se ishte një kanal për ideologjinë komuniste - kujton Todor Tokin. – Për shkak se isha i afërm i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Popullor Stefan Savov, kërkova një takim me të, ku shkova me drejtoreshën e atëhershme të Radio Bullgarisë - Rajna Konstantinova. Në të morën pjesë edhe Aleksandër Jordanov, si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë dhe Mihaill Nedellçev, kryetar i Komisionit të Televizionit dhe Radios. I shpjeguam gjatë se çfarë bëjmë, sa dëgjues kemi nëpër botë, si na shkruajnë etj., dhe në fund na thanë se nuk do të na mbyllnin, edhe pse e kishin bërë tashmë me redaksitë në gjuhën italiane, portugeze dhe të mos gaboj, arabishte” - thotë Todor Tokin dhe sqaron:

"Ishte një jetë e turbullt dhe në asnjë mënyrë nuk do të thosha se ne ishim përçues i ndonjë ideologjie komuniste, përkundrazi! Transmetonim për vende të civilizuara, demokratike."

Kujtimet për vështirësitë me të cilat u përball programi gjatë viteve nuk janë të vetmet që gazetari i ruan dhe i ndan me dashamirësi me ne. Për punën e tij në Shërbimin Qendror të Informacionit të programit për jashtë shtetit, ai ndan:

“Karakteristike në atë kohë ishte se secili nga kolegët tanë kishte një degë të caktuar, në të cilën punonte dhe shkruante. Krahas kësaj Redaksia Qendrore kishte edhe autorë të shumtë të jashtëm që na dërgonin komente, analiza ose na jepnin intervista. Përveç kësaj, kishim emisione të ndryshme me tema të llojllojshme. Një prej tyre ishte "Revista e të rinjve" me drejtues Stojan Kirçev - Xheki. Ai punonte në seksionin francez të redaksisë afrikane. Ndonjëherë  drejtonte edhe transmetimin “Shkallët muzikore” të programit “Horizont”. Materialet rreth grupeve si "Gjinkallat", "Signall" dhe FSB "depërtuan" përmes tij. Nëse do të shfaqte një grup i ri, ai do t'i intervistonte menjëherë."

Që nga viti 1984, Todor Tokin punonte edhe në Redaksinë e Gjuhës Angleze të “Transmetimeve jashtë vendit”, dhe nuk mungon të vërë re se në redaksitë e gjuhëve të huaj përkthyes-folësit ishin “super profesionistë”.

“Kemi pasur një program shumë të larmishëm - kujton ai - Përveç buletinit të lajmeve dhe komenteve të ditës, çdo javë kishte një transmetim të quajtur “Top of Bulgarian Pops”, në të cilin transmetonim 10 këngët më të njohura bullgare. Ajo u drejtua nga muzikanti Teodor Shishmanov - solist shumëvjeçar i grupit "Tonika SV". Këngëtari Georgi Minçev po regjistronte të njëjtin transmetim në frëngjisht. Shefi i atëhershëm i redaksisë franceze, Ivan Avuski, e pranoi dhe miratoi menjëherë këtë ide. Edicioni anglisht kishte edhe një program kushtuar radioamatorëve. Drejtues i tij ishte Dimitër Petrov. Ai e dinte se për çfarë po fliste, dhe kishte një auditorë jashtëzakonisht të madhe, nga e cila vinin letra të shumta”.

Todor Tokin kujton klubet me miqtë e Radio Bullgarisë në mbarë botën. Ai thotë se më i shquari ishte në Australi, si dhe në SHBA - në Pitsburg, në Çikago. Shpesh këta ishin emigrantë bullgarë, por jo vetëm.

Gazetari u largua nga radio në vitin 1992 kur u ftua të bashkohej me ekipin e gazetës “Trud” nga një shok klase, në atë kohë zëvendës kryeredaktor i botimit. Që atëherë e deri më sot karriera e tij është tërësisht në shtypin e shkruar, ku monitoron vazhdimisht situatën politike në vend. Ai është kategorik se bota aktualisht është në një situatë të “pritjes së madhe”, lidhur me politikën e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump dhe pritshmërinë se kur dhe si do të përfundojë lufta në Ukrainë.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Todor Tokin, arkiv, Radio Kombëtare Bullgare - Ani Petrova, BTA, Facebook /FSB




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD

1987: Fillojnë protestat shoqërore kundër helmimit me gaz të qytetit Ruse

Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..

botuar më 15-06-06 3.10.MD

Viti 1986 – Si kalon koha e hareshme e fëmijërisë

Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..

botuar më 15-05-30 12.15.MD