Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Guvernatori i BNB Dimitër Radev: Bullgaria plotëson të gjitha kriteret nominale për eurozonën

Dimitër Radev
Foto: BNB
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20 mars, në Sofje, guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, në hapjen e një konference kushtuar financave. Ai theksoi se paqëndrueshmëria gjeopolitike është ndër rreziqet kryesore për ekonominë tonë. "Rritja e luhatjeve në çmimet e lëndëve të para kryesore të energjisë dhe joenergjetike po ndikon në kostot e prodhimit të biznesit dhe në të ardhurat e disponueshme të familjeve," shtoi ai. Në një situatë të tillë, është shumë e rëndësishme që të ketë buferë si në sistemin bankar, ashtu edhe në financat publike. Sipas Radev, në këtë mjedis të pasigurt, BNB do të vazhdojë të zbatojë një politikë mbikëqyrëse dhe rregullatore konservatore për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit bankar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Burgas filloi prodhimi i mjeteve të blinduara ushtarake

Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..

botuar më 25-03-25 1.23.MD

Inflacioni vjetor për muajin shkurt është 4%

Inflacioni mujor për muajin shkurt në raport me janarin është 0.6%, ndërsa ai vjetor për shkurt 2025 është 0.6%. krahasuar me shkurt 2024 është 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni që nga fillimi i vitit (shkurt 2025..

botuar më 25-03-23 9.05.PD

Shpenzimet e punëdhënësve për shpërblim u rritën me 13%

Në tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023 kostot totale të punëdhënësve në Bullgari për një orë të punuar nga punonjësit e tyre u rritën me 12.8%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja më e..

botuar më 25-03-21 5.33.MD