Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka Kostadinova. Kështu, Komiteti Olimpik Bullgar do të ketë një kryetar të ri për herë të parë që nga nëntori i vitit 2005, kur Stefka Kostadinova zëvendësoi Ivan Sllavkovin.
Dy ish-atletet janë disa nga bullgaret më të titulluara në historinë e sportit në vendin tonë. Kostadinova mbajti rekordin fenomenal botëror prej 209 cm në kërcim së larti për afro 37 vjet dhe Leçeva u votua qitësja numër 1 e shekullit të 20-të në një sondazh nga Federata Botërore e Qitjes Sportive.Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..