Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme. “Megjithatë, e rëndësishme është se si do ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët”, shton ai.
Sipas ministrit, Evropa dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe strategjike me administratën amerikane.
I pyetur nëse Bullgaria dhe Ukraina mund të mbështeten tek Shtetet e Bashkuara si aleate në të njëjtën mënyrë si deri më tani, Georg Georgiev u përgjigj se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të kishte pasoja të rënda politike dhe ushtarake. “Si aleati ynë më i madh dhe më i fortë në NATO, mik dhe partner i BE-së, mendoj se nuk ka asnjë arsye për të mos i besuar njëri-tjetrit”. “Besoj se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.
Georg Georgiev thekson se pas ngjarjeve të fundit dhe pas angazhimit të Ukrainës dhe SHBA-së në njërën anë dhe Evropës nga ana tjetër mund të presim një rezultat të mirë. “Ne i besojmë SHBA-së dhe nuk kemi arsye të mendojmë ndryshe”, përfundon ai.
Ministri kujton se vendi ynë renditet i nënti ndër aleatët e NATO-s për sa i përket vlerës absolute të ndihmës së dhënë Ukrainës, gjë që, sipas tij, i jep peshë të ndryshme pozicionit dhe argumenteve tona për pjesëmarrje të plotë në zgjidhjet e ardhshme të paqes.Studentët bllokuan hyrjet e Radio Televizionit të Serbisë Studentët dhe qytetarët kanë bllokuar hyrjet e Radio Televizionit Kombëtar të Serbisë (RTS) tashmë 12 ditë në shenjë proteste kundër mënyrës se si media kombëtare po prezanton..
Presidenti Rumen Radev ka qenë prej kohësh i përfshirë në jetën politike të vendit dhe tani dëshiron të marrë rolin e udhëheqësit të opozitës. Kështu deklaroi Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në Tërgovishte. "Pas gati katër vitesh qeverisjeje..
“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..