Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se edhe Mali i Zi po punon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat mund të shërbejnë si shembull për vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Kreu i shtetit bullgar tha se të dy vendet janë të lidhura me një angazhim të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Ai shprehu mirënjohjen për vendimin e Malit të Zi për të dërguar kontingjentin e tij në krahun lindor të NATO-s në grupin e betejës shumëkombëshe, i cili ndodhet në territorin bullgar.
"Unë besoj se intensiteti i bisedimeve në nivel të presidentit, ministrave dhe transportuesve ajrorë së shpejti do të çojë në një vendim për lidhje direkte ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Sofjes", tha gjithashtu Rumen Radev. Sipas tij, ka ende shumë për të dëshiruar në aspektin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, që është larg potencialit të të dyja vendeve.
Rumen Radev komentoi për gazetarët temën e luftës në Ukrainë.
"Evropa nuk mund të imponojë paqen nga një pozicion i fuqisë," tha ai. Kreu i shtetit është i bindur se Evropa duhet të punojë në bashkëpunim me SHBA-në për të përdorur këtë vullnet politik për një armëpushim. Prej andej do të ulemi në tryezë dhe me mjetet e diplomacisë, me të gjitha mekanizmat e mundshëm do të kërkojmë një zgjidhje që do të garantojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kreu i shtetit.Gjatë 6 muajve të fundit, mbështetja e bullgarëve për anëtarësimin e vendit në BE u rrit - nga 57 në 61 për qind. Vetëm 15 për qind janë kundër, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë Sociologjike “Alfa Research” të kryer në muajin shkurt...
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë pritet në vendet e klubit të të pasurve dhe do të krijojë zona për turizmin elitar. Të tilla mund të formohen në vendpushimet bregdetare si ShënVlвas dhe Sozopolв dhe rreth porteve të jahteve "Shën Konstantin dhe..
Në Bullgari, 58 për qind e prezantuesve dhe reporterëve janë gra, ndërsa meshkujt mbizotërojnë mes pjesëmarrësve dhe të ftuarve me një përqindje mesatare prej 69 për qind.Të dhënat janë nga monitorimi i fokusuar i Drejtorisë së Monitorimit dhe..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..