Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës së të Dielës “AzBuki” në Romë dhe Colleferro. Drejtoresha e shkollës pranë Shoqatës “Asen dhe Ilija Pejkovi” në kryeqytetin italian – Mariolla Georgieva, shpjegon:
“Më 10 maj, për të pestin vit radhazi, organizojmë konkursin online për nxënësit e klasave 3 dhe 4 (nga 9 deri në 11 vjeç) nga shkollat bullgare jashtë vendit, i cili do të zhvillohet në tri raunde. E para është leximi i një teksti të njohur nga një autor bullgar. Ata që paraqiten me sukses kalojnë në raundin e dytë, i cili përfshin leximin e një teksti të panjohur. Për të qenë edhe më të saktë për të vendosur se kush do të jetë mbreti dhe mbretëresha e letrave, po bëjmë një raund të tretë me shprehje të vështira për t'u artikuluar. Ky është një aktivitet shumë interesant dhe relaksues në kuadrin e konkursit. I mirëpresim të gjithë fëmijët! Të gjithë kolegët le të regjistrojnë nxënësit e tyre! Pranojmë aplikimet deri më 10 mars dhe më pas i dorëzojmë tekstet për përgatitje. Më 10 maj në orën 15:00 me orën bullgare do të lidhemi online."
Në konkurs mund të marrin pjesë edhe fëmijët e bashkatdhetarëve në mbarë botën që nuk ndjekin shkollën bullgare. Juria kompetente, e cila do të vlerësojë prezantimin e lexuesve të vegjël, përfshin profesorë nga universitetet Ruse dhe Veliko Tërnovo. Vëzhgimi i aftësive të leximit të fëmijëve bullgarë nga shkollat jashtë vendit gjithashtu mbështet punën kërkimore të specialistëve të pedagogjisë së shkollave fillore.
Konkursi është një faktor motivues edhe për mësimdhënësit në vendet e veçanta: “Kolegët janë shumë të kënaqur, sepse kjo është një garë mes nesh, se si ne u prezantojmë veten fëmijëve”, thotë Mariolla Georgieva.
Në shkollën “AzBuki” shkollohen 80 fëmijë – personalisht dhe online. Drejtoresha e saj thotë se fëmijët në Itali janë të angazhuar shumë me aktivitete të ndryshme si sport, muzikë, balet dhe nuk kanë kohë të lirë. Edhe familjet bullgare e përvetësojnë këtë kulturë, por gjithashtu përfshijnë ndjekjen e mësimeve të gjuhës bullgare për t'u lidhur me familjen dhe traditën bullgare.
Një element interesant në programin arsimor të kësaj shkolle të së dielës janë aktivitetet me veglat muzikore popullore tradicionale. Studentët e muzikës në universitetet bullgare marrin pjesë gjithashtu si pedagogë:
“Fëmijët tanë prej shumë vitesh studiojnë gajden online përmes Doc. Dr. Ivan Simeonov Georgiev nga Akademia e Muzikës në Plovdiv. Në të njëjtën kohë na ndihmojnë si institucion duke na dërguar studentë të tamburasë, gajdes, si dhe këngëtarë folklorikë. Përveç kësaj, fëmijët tanë janë shumë muzikorë – pothuajse secili prej tyre po mëson edhe ndonjë instrument tjetër këtu në Itali, dhe unë e inkurajoj këtë. Kemi edhe një ansambël të valleve popullore - "Lev", me të cilin marrim pjesë në manifestimet e ansambleve folklorike bullgare jashtë vendit. Folklori është një element unifikues i të gjithë komunitetit tonë në Romë dhe Colleferro”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Facebook / Shkolla Bullgaro-Austriake “Shenjtor Kirill dhe Metodij" - Vjenë, eurochicago.co, Facebook / Moli Georgieva, Shkolla Fillore “AzBuki” në Romë
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..