Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy vendet po prodhojnë një lloj dronë ushtarakë dhe një sistem për kontrollin e tyre në Bullgari. Që në maj 2024 Ndërmarrja Shtetërore Ushtarake “Terem” filloi të zotërojë teknologjinë e prodhimit të dronëve kamikaze, mjeteve ajrore pa pilot të zbulimit dhe mini-dronëve.
Për palën ukrainase, partneri në prodhim është Kompania Private Ushtarake “Rarog Airspace”, në pronësi të Maksim Plehov. Vetëm në vitin 2024 kompania ka një xhiro prej 1.45 milion euro nga shitja e dronëve. Në tetor 2024 “Rarog” regjistroi filialin e saj në Bullgari.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..
Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes..