Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion bote në sllallomin gjigand paralel. Ashtu si në finalen e djeshme, Zamfirov arriti të mposhtë italianin Tomi Rabanser sot në ndeshjen e medaljes së artë, duke e mundur këtë herë me 1.32 sekonda.
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje..