Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të Ambasadës Bullgare në Tiranë për mediat. Sivjet, me trengjyrëshin bullgar ndriçuan godinat e Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Arteve, të cilat u bënë një urë simbolike midis dy kombeve, shton ambasada. Aktiviteti u zhvillua me asistencën e Bashkisë së Tiranës, e cila tregoi edhe një herë mbështetjen dhe ndjeshmërinë e saj për komunitetin dhe kulturën bullgare. Ndriçimi i këtyre ndërtesave ikonike nuk është thjesht një gjest i bukur, por shprehje e miqësisë së thellë dhe bashkëpunimit në rritje mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nisma të tilla janë një element i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke kontribuar në mirëkuptimin më të mirë dhe respektin e ndërsjellë midis popujve të të dy vendeve. Tradita, e cila filloi katër vjet më parë, është kthyer në një ngjarje të pritur që gëzon si diasporën bullgare në Shqipëri, ashtu edhe banorët vendas dhe thekson rëndësinë e shkëmbimit kulturor në rajonin e Ballkanit, thuhet gjithashtu në njoftim.
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu,..