Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompanitë bullgare po tregojnë interes në rritje për panairet e specializuara në Gjermani

Mundësitë për procedurat e rehabilitimit në vendin tonë duhet t'u prezantohen në mënyrë më aktive klientëve gjermanë

Foto: BTA-arkiva

89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa i përket tregtisë, e cila vitin e kaluar ishte afro 12 miliardë euro.


Cilët janë faktorët që e bëjnë Bullgarinë konkurruese për kompanitë gjermane? – përgjigjen e jep Drejtoresha e Përgjithshme e GBITK Sonja Mikllaj:
Sonja Mikllaj
"Nga njëra anë janë lëndët e para që kemi këtu në Bullgari, të nevojshme për funksionimin e ndërmarrjeve. Përveç kësaj, ne shohim se ka një ndryshim - Bullgaria nuk është më një vend për fuqi punëtore të lirë, gjë që është parakusht për një lloj tjetër investimi. Bullgaria është një vend konkurrues me potencial për automatizim, me synimin për të liruar një personel të caktuar nga disa detyra për të marrë të tjera."
 
Dita e parë e këtij viti shënoi fillimin e anëtarësimit të plotë të Bullgarisë në Shengen, por ende nuk ka informacione sesi investitorët gjermanë e vlerësojnë këtë fakt dhe ndikimin e tij në situatën ekonomike në vendin tonë.

"Planifikuam të kryenim një sondazh kur të kenë kaluar 100 ditë që kur Bullgaria u bashkua me Shengenin. Kjo do të na japë një ide të qartë se si qëndron biznesi, pasi disa procese kërkojnë kohë" – shpjegoi Sonja Mikllaj. 

Deri atëherë, GBITK vazhdon punën e saj në detyrat e saj aktuale, disa prej të cilave kanë të bëjnë me përfaqësimin e Bullgarisë në katër panairet kryesore botërore në Nuremberg, Dyseldorf, Lajpcig dhe Mynih. Sipas drejtuesit të Odës, ky vit është i veçantë në këtë drejtim:

"Këtë vit kemi më shumë kompani bullgare që dëshirojnë të marrin pjesë në këto panaire. Në ekspozitën e fundit të ndërtimit në Mynih /13-17.01.2025/ morën pjesë 9 ekspozues nga vendi, në ekspozitën e verërave në Dyseldorf /16-18 mars/ do të marrin pjesë 27 kompani, ndër të cilat ka edhe pjesëmarrës të rinj, gjë që është shumë e mirë për ne. Me 43 kompani, Bullgaria mori pjesë edhe në panairin e produkteve organike në Nuremberg, i mbajtur nga 11 deri më 14 shkurt. Ne gjithashtu shpresojmë të marrim pjesë në një panair nënkontraktor, i cili do të zhvillohet në Lajpcig nga 11 deri më 14 mars. Në të do të marrin pjesë 6 kompani, si dhe dy individuale që do të ekspozojnë vetë produktet e tyre. Shohim që kompanitë bullgare janë të interesuara edhe për panairet që organizohen nga kompani gjermane por që mbahen në kontinente të tjera."

Dhoma Gjermano-Bullgare e Industrisë dhe Tregtisë është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Turizmit dhe të ndihmojë në promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik në tregun gjerman - mësojmë nga Sonja Mikllaj, e cila së shpejti pret një takim me ministrin e ri të Turizmit Mirosllav Borshosh. 

"Nëse shikojmë statistikat para pandemisë Covid-19, atëherë turizmi përbënte rreth 9% të PBB-së dhe pas përfundimit të tij - përqindjet janë 6. Një diçka shumë pozitive nga këndvështrimi ynë janë lidhjet e shumta ajrore direkte midis Bullgarisë dhe qyteteve të ndryshme gjermane." 

Që nga viti 2019, Bullgaria është përfshirë në listën e kompanive të sigurimeve shëndetësore në tregun gjerman të sigurimeve shëndetësore. Qëllimi është rritja e numrit të turistëve gjermanë në vendin tonë për turizmin balneologjik dhe SPA. 

"Pikërisht për këtë Bullgaria duhet të investojë jo vetëm në këtë marrëveshje, por edhe në një paraqitje më të gjerë të mundësive për manipulime rehabilituese në vend. Në fillim të marsit / 4 - 6.03 / në Berlin do të mbahet një panair kushtuar turizmit, në të cilin do të ketë edhe pjesëmarrje bullgare. Ky është një nga vendet ku mund të flitet në këtë drejtim, megjithëse marrin pjesë vetëm profesionistë të fushës. Megjithatë, është e nevojshme që mundësitë për këtë lloj pushimi në Bullgari t'u paraqiten klientëve edhe në mënyrë individuale që do të përfitonin nga një mundësi e tillë" – thotë në përfundim menaxherja e përgjithshme e Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë, Sonja Mikllaj. 

Foto: BTA-arkiva, leipziger-messe.de, Ministria e Turizmit, arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamen Dimitrov

62% e bullgarëve që punojnë dhe janë të siguruar kanë të ardhura nën minimumin jetik

1521 leva (747 euro) janë të ardhurat neto mujore të nevojshme për të mbështetur jetesën e një personi që punon dhe jeton vetëm. Kostoja e jetesës për një familje me 3 anëtarë është 2738 leva (1344). Të ardhurat e nevojshme për jetesën rriten me 3.2%..

botuar më 25-04-22 12.02.MD

Të ardhurat e familjeve bullgare në vitin 2024 kanë tejkaluar shpenzimet

Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..

botuar më 25-04-17 2.37.MD

Biznesi bullgar pret një rënie prej 5 deri në 30% për shkak të tarifave të reja amerikane

Gjysma e kompanive nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari besojnë se tarifat mbi importet e mallrave nga BE-ja të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të ndikojnë drejtpërdrejt në biznesin e tyre. 1/3 e punëdhënësve të..

botuar më 25-04-17 10.32.PD