Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Felix Kanitz – hartograf i Luftës Çlirimtare Bullgare

Felix Kanitz(1829-1904)
Foto: arkiva

Një hartë gjeografike ndihmoi në lindjen e Bullgarisë moderne gjatë Luftës Ruso-Turke të v. 1877-78 Austro-hungarezi Felix Kanitz (1829 – 1904) ishte i pari europianoperëndimor që vizitoi mbi 3200 fshatra dhe qytete bullgare. Përgjatë rrugëve dhe shtigjeve të përshkuara nga Kanitz dhe të reflektuara për shkencën erdhi edhe Çlirimi Bullgar. Për “udhëtarin ballkanik”, siç e quan Kanitz-in sllavisti dhe etnografi i njohur Prof. Stojan Romenski ne bisedojmë me Nikollaj Dunev, krijuesi i webfaqes "Harta Historike Aktive".
Nikollaj Dunev
"Harta e tij është vërtet unike. Është harta e parë e detajuar për një pjesë të trojeve bullgare. Është fryt i punës shumëvjeçare, thotë studiuesi i ri. – Në tokat tona kanë ardhur edhe studiues të tjerë evropianoperëndimorë dhe rusë, por gjithçka që ata bënë u bë në një periudhë shumë më të shkurtër kohore dhe ajo që panë dhe studiuan ishte shumë më pak e thelluar. Ndërsa Felix Kanitz i kushtoi 18 vjet të jetës së tij udhëtimit nëpër Mizinë bullgare, Dobruxha dhe malet Ballkan. Harta është perfekte për kohën e saj. Ai jo vetëm korrigjoi shumë gabime nga hartat e vjetra, por zbuloi edhe gjëra të reja, për shembull, rrjedhat e lumenjve - i vizatoi ato me saktësi. Ai vëren se i vetmi lumë që përshkon malet Ballkan është lumi Iskër. Ai korrigjon drejtimin e tij drejt veriut, sepse shumë harta të tjera e vizatojnë atë lindje-verilindje. Ai ndan malet Ballkan në 3 pjesë - perëndimore, të mesme dhe lindore. Ai mat shumë lartësi me një barometër - mbi 280 lartësi i jep saktësisht se sa të larta janë. Ai konstaton gjënë më të rëndësishme – shtigjet e kalimit nëpër mal", thotë Dunev. 
Harta e Bullgarisë Danubiane dhe Ballkanit me Sanxhakun e Sofjes dhe Nishit – autor F. Kanitz
Në hartë janë hedhur 3200 vendbanime nga Bullgaria Veriore, Nishi, Piroti, pjesën e poshtme të maleve Ballkan dhe një pjesë e bregut jugor të Detit të Zi deri në Nesebër. Fazat e ndryshme të Luftës së dhjetë Ruso-Turke (1877-1878) – kalimi i suksesshëm i Danubit në Svishtov (qyteti i parë i çliruar bullgar), bllokimi i garnizoneve osmane në Dobruxha, rrethimi i Plevenit (arena e betejave të ashpra) dhe marshimi dimëror përmes maleve Ballkan nga ushtria perandorake ruse - janë të planifikuara pikërisht nëpërmjet hartës së Kantz-it. Një shans real për shtabin rus është që ata marrin në dorë këtë hartë në prag të luftës çlirimtare për Bullgarinë. 
Kalimi i Qafës së Kaloferit nga F. Kanitz
"Çdo luftë e re kërkon harta të reja, më të mira. Sidomos në shekullin e 19-të, hartografia u zhvillua shumë - shpjegon Nikollaj Dunev. – Ka një ndryshim të madh midis hartave nga fillimi dhe fundi i shekullit të 19-të. Harta të tilla janë bërë vazhdimisht gjatë luftërave të mëparshme, si ajo e Krimesë (v. 1853-56) dhe ajo e viteve 1828-29, por ato ishin kryesisht për pjesën lindore të maleve Ballkan. Është shumë e rëndësishme ku kalojnë trupat – turke dhe ruse. Çfarë shtigjesh të kalojnë. Disa muaj para fillimit të luftës, rusët mësuan për hartën e Felix Kanitz. Versioni i tij i parë daton në vitin 1877 dhe rusët blenë menjëherë rreth 1000 njësi nga Felix Kanitz. Është interesante se një hartë për qëllime ushtarake është më e detajuar. Është në shkallën 1:300 000, ndërsa ajo në vëllimin e tretë të librit të Kanitz-it është 1:420 000 Kjo është një hartë jashtëzakonisht e mirë për kohën, sipas së cilës janë zhvilluar betejat. 
Matja e lartësisë barometrike të malit Kopaonik në Kosovë, gravurë nga F. Kanitz
Informacioni i plotë gjeografik, etnografik, arkeologjik dhe politik i mbledhur nga Kanitzi u arrit nëpërmjet kërkimeve të detajuara në terren. I pëlqente të rrinte në vende modeste, të pyeste njerëz të çdo etnie dhe shtrese shoqërore. Falë dhuntisë së tij për vizatim dhe të qenit një ilustrues i mirë, ai la pas një arkiv të madh skicash, gravurash dhe akuarelesh nga trojet bullgare në shekullin XIX, të cilat sot kanë vlera të paçmueshme. Vepra e tij me tre vëllime "Bullgaria Danubiane dhe Ballkani - Studime të Udhëtimeve Historike, Gjeografike dhe Etnografike" është ende aktuale me informacionin e saj për të kaluarën bullgare. 
F. Kanitz dhe grupi i tij. Kanitz është në mes të grupit dhe po i mbushin ujë.
Felix Kanitz ishte një nga mbrojtësit e flaktë të çështjes bullgare në Evropën Perëndimore pas Kryengritjes së Prillit të vitit 1876. Në vitin 1884 Kontributet e austro-hungarezit për popullin bullgar dhe shkencën e re bullgare vlerësohen shumë. Ai u zgjodh anëtar nderi i Shoqërisë Letrare Bullgare (sot Akademia Bullgare e Shkencave). Arkivi dhe biblioteka e Felix Kanitz-it iu lanë trashëgim Akademisë. Ndoshta arsyeja e kësaj bujarie nuk është vetëm dashuria e tij për bullgarët, por edhe fakti që në vitin 1863 në fshatin Srebërna, pasi u sëmur nga malaria, ishin fshatarët bullgarë ata që e shpëtuan nga vdekja e sigurt. 
Fshat bullgar, nga F. Kanitz
Në lidhje me festën kombëtare të 3 marsit, pyesim krijuesin e webfaqes së mrekullueshme "Harta Historike Aktive" Nikollaj Dunev, nëse lufta çlirimtare do të zhvillohej ndryshe nëse ushtria ruse nuk do të kishte hartën e Felix Kanitz-it, për të cilën austro-hungarezi u dekorua me urdhër nderi nga perandori rus Aleksandri II?

"Një pyetje e vështirë, nuk ka "nëse" në histori" - thotë hartografi amator Nikollaj Dunev: 
"Sigurisht që ka ndihmuar që të kenë më pak viktima!"

Lexoni më tepër:

Foto: Ivo Ivanov, Arkivi Shkencor i Akademisë Bullgare të Shkencave

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD