Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë ndarjeje për botën do të qëndrojmë sërish të bashkuar dhe me vetëbesim do të përballemi me të gjitha sfidat e kohës sonë. Besoj se nga lartësia prej 21 metrash, ky flamur do të na japë besim, do të kujdeset për tokën e Bullgarisë, do të bëjë që të rinjtë të kenë besimin se do të ndërtojnë të ardhmen e tyre të denjë pikërisht këtu, në atdheun e tyre”, tha kreu i shtetit në fjalinë e tij.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit bullgar ishin të pranishëm deputetë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe të kishës sonë ortodokse dhe qytetarë.
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..