Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029. Rezultate e tjera të pritshme përfshijnë riarmatimin teknologjik dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, si dhe rritjen e ndërveprimit me aleatët. Shpenzimet e mbrojtjes gjithashtu parashikohen të arrijnë në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
"Dalja nga ushtria u ndalu", komentoi ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Sipas tij, mjeti i rritjes së pagave të ushtarakëve funksionon, por duhet edhe paketë sociale. “Pranimi paraprak në shkollat ushtarake mbush 70% të vendeve të shpallura”, shtoi ai.
Dokumenti gjithashtu e bën të qartë se është e nevojshme krijimi i një Shtabi i një Divizioni Shumëkombësh të NATO-së në Bullgari, dhe gjithashtu - i ashtuquajturi "Shengeni Ushtarak" për të përmirësuar lëvizshmërinë ushtarake.
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..