Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë dhe aranzhim të Milen Makedonski dhe tekst të Kostadin Filipov, e cila në vitin 2022 fitoi çmimin e parë në edicionin e parë të konkursit kombëtar për një këngë të re bullgare "Melodia e ujit" në Hisarja.
Tani Viktoria është gati me një këngë të re - "Pse?", në krijimin e së cilës ajo mori pjesë jo vetëm si këngëtare, por edhe si autore e muzikës. Tekstin e shkroi Ivan Nenkov, aranzhimi është i Georgi Milltijadov.
“ Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë dashuruar pa kushte dhe kanë marrë premtime, por kanë mbetur me pyetje në vend të përgjigjeve” – thonë autorët e këngës.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Prgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..