Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani
Kalin Xhorxhesku
Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje midis rumunëve, sipas një sondazhi sociologjik nga agjencia „Soçiopol“, kryer midis 10-14 shkurtit, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Mbas tij vjen nga ish-kryeministri socialdemokrat Viktor Ponta si kandidat i pavarur, i cili merr 16%. Kandidati i koalicionit qeverisës Krin Antonesku, kryebashkiaku i Bukureshtit, Nikushor Dan (një kandidat i pavarur) dhe kryetarja e opozitës Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë Elena Lasconi marrin të gjithsej 10% mbështetje. Mbështetja për kreun e Aleancës së ekstremit të djathtë për Bashkimin e Rumunëve (AUR) Xhorxhe Simion është 6%, dhe për eurodeputeten dhe kryetaren e partisë së ekstremit të djathtë "SOS Rumania" Diana Shoshoaka - 2%. Zgjedhjet presidenciale në Rumani janë caktuar për 4 maj (raundi i parë) dhe 18 maj (raundi i dytë). Mbështetësit e Xheorxheskut po planifikojnë protesta për 21 dhe 22 shkurt kundër vendimit për anulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 dhe caktimin e zgjedhjeve të reja.


Protesta e konsumatorëve në Kroaci u zhvendos përpara Bankën Kombëtare

Një protestë e konsumatorëve nën sloganin "Pesë minuta heshtje paralajmëruese", e organizuar nga platforma "Alo, Inspektor", u zhvillua më 20 shkurt para selisë së Bankës Kombëtare Kroate. Protesta të ngjashme u zhvilluan në 20 qytete të tjera kroate, njoftoi televizioni kombëtar HRT. Pakënaqësia është shkaktuar nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, inflacioni më i lartë në BE, mosveprimi i Bankës Kombëtare Kroate dhe autoriteteve shtetërore, lakmia e bankave dhe operatorëve të telekomunikacionit, si dhe varfëria dhe padrejtësia sociale, shpjegojnë organizatorët. Sipas mediave kroate, shumë qytetarë preferojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë dhe Italisë për pazar, ku çmimet për disa mallra janë më të ulëta.

Greqia po ndërton një interkoneksion gazi me Maqedoninë e Veriut

Ka filluar ndërtimi i gazsjellësit të ri Greqi-Maqedonia e Veriut. Kompania Terna po punon për aktivitetet paraprake në pjesën greke të projektit, raporton portali grek informativ “Energy Mag”, cituar nga BGNES. Buxheti i Operatorit Kombëtar të Transmetimit të Gazit të Greqisë DESFA për gazsjellësin /Nea Mesimvria - Gjevgjeli/ është 92 milionë euro. euro. Projekti pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2026. "Do të ndërtohet një gazsjellës i tërë, i cili do të kalojë nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë në Hungari, Austri dhe Evropën Qendrore. Do të përfundojë projekti që e kanë përmendur brezat e politikanëve para nesh. Me këtë Maqedonia do të zërë një vend qendror në furnizimin me gaz në Evropën Qendrore”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski në shtator 2024.

Problemi më serioz për turqit është rritja e kostos së jetesës

Një sondazh i vitit 2024 për kënaqësinë nga jeta, i kryer nga Instituti i Statistikave Turke, tregoi se 49.6% e turqve ishin të lumtur. 14.5% e të anketuarve ndiheshin të pakënaqur.

I njëjti studim tregon se problemi më serioz për njerëzit në vend në vitin 2024 ishte rritja e kostos së jetesës. Kështu mendojnë 29.2% e të anketuarve. Në vendin e dytë renditen problemet në sistemin arsimor – ato kryesojnë për 15,7% të të anketuarve. Varfëria është në vendin e tretë – nga 14% e të anketuarve.

Nga viti 2026 Nga Beogradi në Budapest, ju mund të udhëtoni me tren në më pak se 3 orë

Pritet që deri në vitin 2026 të ndërtohet një linjë hekurudhore e shpejtë, nëpërmjet së cilës nga Beogradi në Budapest do të arrihet vetëm për 2 orë e 40 minuta. Linja do të jetë e gjatë 350 km. Kjo u bë e qartë pas takimit të presidentëve të Serbisë dhe Hungarisë - Aleksandar Vuçiq dhe Tamash Shujok në Budapest, njoftoi TANJUG. Lidhja do të shërbehet nga 9 trena të prodhuar nga kompania kineze CRRC Changchun Railway Vehicles. Sipas Vuçiqit, linja Beograd-Budapest do të jetë më e mira në të gjithë Evropën dhe do të nxisë turizmin mes dy vendeve.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto:adevarul.ro, vijesti.hrt.hr, republika.mk, tr.investing.com, makronom.eu
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..

botuar më 25-02-15 2.30.MD