558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU. Për edicionin e saj të vjeshtës në 2024 aplikuan 1785 bullgarë nga gjithsej 135 693 të rinj nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe nga vendet e programit Erasmus+. Kushti ishte që të rinjtë të lindnin midis 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2006. 35 762 të rinj evropianë janë miratuar, mësojmë nga informacioni i Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari.
Ata që janë përzgjedhur për të marrë një kartë falas për transportin hekurudhor kanë mundësinë të planifikojnë dhe të kryejnë një udhëtim me tren nëpër Evropë që zgjat deri në 30 ditë nga fillimi i marsit 2025 deri në fund të majit 2026.
Të rinjtë mund të përgatisin vetë rrugën e udhëtimit të tyre, ose të bashkohen me programe të përbashkëta të fokusuara në shëndetin fizik dhe mendor, ose në arte të ndryshme, ose të vizitojnë qytete, ku bëhen përpjekje që të jenë më të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara, thekson KE.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: Komisioni Evropian, Bashkimi Evropian
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..