Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil.
"Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet dhe fetë," tha ministri, "Mësime të ngjashme ekzistojnë në shumicën e vendeve evropiane. Është praktikë e zakonshme që të mos ketë nota për to. Nëse kjo orë mësimi bëhet e detyrueshme, do të ketë një mundësi për të zgjedhur midis programeve të ndryshme. “Ata që nuk dëshirojnë të studiojnë fenë do të mund të zgjedhin orë mësimi ku do të mësohet etika, virtytet dhe vlerat”, shpjegoi ministri.
Patriarku Daniil tashmë është takuar në Sinod me Kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi. Të dy u bashkuan rreth faktit se lënda mësimore "Feja" duhet të futet në programin e rregullt të shkollave bullgare, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..