Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radiot anembanë botës flasin për klimën

Klimatologu Prof. Georgi Raçev: Gjendja e ajrit na bën të barabartë

Foto: unesco.org

Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar ngrohjen globale në një maksimum prej 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Ky vit është një pikë kthese - në fund të tij, emetimet e gazrave të dëmshëm duhet të fillojnë të ulen. Cila është situata reale klimatike dhe a i kemi mjetet e duhura për të ndaluar ndikimin e saj shkatërrues?
Prof. Georgi Raçev
Proceset natyrore të ndryshimeve klimatike deformohen dhe maskohen fuqishëm nga aktiviteti ekonomik njerëzor – na kujton klimatologu dhe pedagogu në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” Prof. Georgi Raçev. Megjithatë, ajo që është më shqetësuese është shpejtësia me të cilën po ndodhin këto ndryshime, sepse 20 vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga matjet meteorologjike, ndërsa mbas 5-6 vitesh të tjera, klimatologët do të mund të deklarojnë kategorikisht se klima ka ndryshuar përgjithmonë.

Ndryshimet i dallojnë edhe adoleshentët. Elica Pavllova, nxënëse e Gjimanzit të Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, jep përshtypjet e saj:

"Harabela dikur ishte mjaft e përhapur në Sofje, ndërsa tani klima ka ndryshuar ndjeshëm. Edhe unë e kam vënë re gjatë 17 viteve të jetës sime. Mbaj mend se ka pasur shumë më shumë ditë me borë në dimër. Tani ato janë të rralla dhe nëse kjo vazhdon në të njëjtën mënyrë në të ardhmen, do të jetë mjaft e trishtueshme në Bullgari të mos ketë këtë dimër të bollshëm me borë dhe mundësinë për të qenë krenarë për faktin se i kemi katër stinët e vitit", thotë vajza e cila është e pasionuar pas kësaj tematike dhe ka marrë pjesë në një projekt me fokus të ngjashëm, së bashku me bashkëmoshatarët e saj nga shkolla bullgare në Romë.
“Ne po përballemi me problemin e ngrohjes globale sepse i gjithë përparimi ynë bazohet në një ligj shumë mizor – atë të energjisë, i cili duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i bollshëm”, thekson klimatologu. Ai gjithashtu jep një shembull të qarkullimit të masave ajrore:
Një ditë tjetër me ajër të pistë në Sofje (janar 2025)
"Kur Evropa ndot ajrin, ai vjen tek ne, ne e "pasurojmë" atë me ekonominë tonë dhe e dërgojmë në Indi dhe Kinë. Ata janë konsumatorë të qymyrit dhe e pasurojnë më tej, duke e dërguar përtej Oqeanit Paqësor në Shtetet e Bashkuara, të cilat gjithashtu lëshojnë ndotësit e tyre dhe ajri na vjen përtej Oqeanit Atlantik. Kjo na bën të lirë dhe të barabartë. Prandaj, askush nuk mund të vendosë kufizime për veten, ndërsa një tjetër në të njëjtën kohë të djegë qymyr. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku”.

Dhe pavarësisht faktit se ekonomitë janë shkaktari kryesor i emetimeve të dëmshme, pa prosperitet ekonomik, qëllimet mjedisore janë të paarritshme - thekson Georgi Raçev dhe shton:
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Paris (2015)
"Nëse nuk ka ekonomi dhe nuk ka fitim për të paguar taksat, nuk keni ku të merrni para për të arritur qëllimet mjedisore dhe klimatike. Janë shumë të shtrenjta! Ushqimi, energjia dhe lëvizja - kjo është baza e prosperitetit njerëzor, dhe për këtë arsye ne duhet të mendojmë me shumë kujdes për çështjen e qëllimeve mjedisore. Nëse ekonomia shembet - nuk do të mund të bëjmë asgjë. Nuk do të ketë para për të shpëtuar kafshët dhe për të mbrojtur mjedisin natyror. Dhe kur të rrisni kostot e energjisë elektrike, do të filloj të djeg çizmet e mia të vjetra prej gome dhe do të nxjerr sobën e gjyshes nga bodrumi për t'u ngrohur."
Ndotja në Pekin, Kinë
Klimatologu është i bindur se Bullgaria mund të arrijë qëllimet e saj mjedisore dhe në të njëjtën kohë të ketë një ekonomi të qëndrueshme vetëm kur zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë të bëhen prioritet për qeverinë.
Ndotja globale
Dhe një gjë tjetër e rëndësishme – një person i thjeshë ka një rol vendimtar në ngadalësimin e ndryshimeve klimatike. “Ai ka vullnetin e lirë për të zgjedhur se nga çfarë të privojë veten, si dhe fuqinë për të ngadalësuar ndryshimet klimatike përmes ndikimit të tij në ekonominë e tregut”, thekson Prof. Raçev dhe shton se media, dhe në veçanti radioja, mund të kontribuojnë gjithashtu në motivimin e njerëzve për të ndërmarrë hapa personalë drejt një të ardhmeje më të gjelbër:

Lexoni më tepër:
Foto: Ani Petrova, unesco.org, BGNES, Pixabay, Greenpeace UK, Reuters, WHO
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD