Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në mesditë do të ketë reshje të dobëta shiu të përzier me borë në rajonet qendrore të Bullgarisë Veriore. Në Rrafshin e Danubit do të fryjë erë e dobët nga lindja, kurse në zonat lindore - kryesisht e dobët nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 5°.
Në zonat malore do të ketë vranësira. Do të bjerë dëborë e lehtë përkohësisht në masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe në malin Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa në kreshtat dhe majat e larta do era do të jetë përkohësisht e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 3°, në 2000 m. rreth minus 3°.
Në bregdetin e Detit të Zi temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 6°. Temperatura e ujit të detit është 5-7°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..