Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Festivali “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” bashkon bashkatdhetarët në mbarë botën

Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të bashkuar, gjë që lehtësohet nga iniciativat e shumta kulturore.

Ndër personat me kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim është Vesella Rajçinova, e cila zgjodhi Izraelin si shtëpinë e saj në fund të viteve 1990. Vesella, përveçse është gazetare dhe mësuese, është producente e dy festivaleve emocionuese dhe të ndryshme për nga lloji i tyre. Njëri lidhet me artin, letërsinë, muzikën e Bullgarisë dhe bullgarët që krijojnë brenda dhe jashtë vendit”, shpjegon bashkatdhetarja jonë.

Vesella Rajçinova

"Festivali i dytë mund të mos jetë krejtësisht bullgar, por ai bashkon kulturat dhe etnitë e ndryshme në Izrael," vazhdon Vesella Rajçinova në një intervistë për Radio Bullgarinë "Qëllimi i tij është të tregojë se çfarë janë të aftë të rinjtë, veçanërisht në fushën e muzikës dhe vallëzimit. Ndërkohë, ftojmë mysafirë nga të gjitha vendet me të cilët jemi miq dhe kolegë, me të cilët i vlerësojmë të rinjtë. Ai e ka emrin “Perlat e Detit”. Kemi shumë pjesëmarrës dhe vitet e fundit e zhvillojmë atë kryesisht në internet.”


Festivali, kushtuar artit, kulturës dhe letërsisë së bullgarëve në vendlindjen e tyre dhe në mbarë botën, quhet "Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë". Një lloj kumbare e ngjarjes është vajza e madhe e Vesella Rajçinovës - Anita:

"Me të menduam se çfarë mund t'i bashkonte bullgarët në mbarë botën. Pse pikërisht në tokën e shenjtë? Sepse kjo tokë është vërtet e shenjtë në shumë mënyra - njerëzit e feve, etnive dhe kulturave të ndryshme kanë mundësinë të jetojnë në të. Kjo është diçka që nuk mund të shihet në çdo vend, por mund të ndihet nëse dikush ka mundësinë ta prekë. Dhe meqenëse Interpretues, valltarë, personalitete të njohura bullgare të prezantojnë artin e tyre në Izrael Thjesht për të sjellë tek njerëzit që kanë vendosur këtu kujtesën e krijimtarisë bullgare, të folklorit bullgar - kjo ishte një nga ëndrrat e mia. për të krijuar një festival që do të bashkonte bullgarët në mbarë botën.

Dhe meqenëse ne, bullgarët, gëzojmë një reputacion shumë të mirë në Izrael, dhe jemi jashtëzakonisht të respektuar, të dashur dhe të vlerësuar - 9 vjet më parë fillova të ftoj interpretues, valltarë dhe personalitete të njohura bullgare për të prezantuar artin e tyre në Izrael. Thjesht për t'u rikthyer njerëzve që u vendosën këtu kujtimin e krijimtarisë bullgare, të folklorit bullgar - gjithçka që është një trashëgimi e madhe kulturore. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia – të krijoj një festival që do të bashkonte bullgarët në mbarë botën.”


Vesella Rajçinova jep mësim në gjuhën hebraike, historinë, Dhiatën e Vjetër dhe gjeografinë. Bashkatdhetarja jonë është nënkryetare e Konfederatës së Organizatave Kulturore Bullgare dhe Aktivistëve Jashtë Vendit. Qëllimet e kësaj organizate, zyra përfaqësuese e së cilës ndodhet në Çikago, kanë për qëllim popullarizimin e autorëve bullgarë në mbarë botën dhe në Bullgari, prezantimin e artistëve nga të gjitha fushat e artit, si dhe bashkimin e organizatave të shumta kulturore dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë një dialog aktiv me shtetin bullgar. Konfederata, së bashku me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe Lidhjen e Shkrimtarëve Bullgarë, e përfaqësuar nga sekretarja e saj Anzhela Dimçeva, mbështesin edhe mbajtjen e festivalit "Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë". Edicioni i vitit të kaluar zgjati katër muaj për shkak të numrit të madh të njerëzve që dëshironin të merrnin pjesë - afro dy mijë nga e gjithë bota, na tregoi Vesella Rajçinova:


“Kemi disa programe konkurse, që janë grupore dhe individuale. Në kuadër të festivalit organizojmë konkursin letrar ndërkombëtar “Meridianët qiellorë”, në të cilin mund të marrin pjesë persona mbi 18 vjeç – i kushtohet poetes së paharrueshëm Moni Papo, i cili ishte urë lidhëse midis Bullgarisë dhe Izraelit. Një mundësi tjetër për pjesëmarrje është interpretimi i muzikës instrumentale, folklorit bullgar, muzikës pop, rock, xhaz ose i një kënge nga filmat bullgarë, vallëzimi, si dhe interpretimi i një kënge patriotike bullgare. Për mendimin tim, ky është një drejtim veçanërisht i rëndësishëm, pasi kënga patriotike mbart frymën e një pjese të së shkuarës që shumë të rinj nuk e njohin.

“Kur njeriu e do çdo gjë që bën, ka mundësi të jetë bashkues – festivali “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” është kthyer në një terminal krijues dhe njerëzit, duke ardhur në eventet tona, njihen me njëri-tjetrin”, thotë Vesella Rajçinova me një ndjenjë kënaqësie.



Ju ofrojmë edhe një intervistë me Vesella Rajçinovën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Mësoni më shumë për bullgarët në Izrael nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv), BNR, Milen Dobrev, Shkolla "Dimço Debeljanov", qyteti Ihtiman

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..

botuar më 25-01-20 2.19.MD

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD
Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD