Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 4 shkurtin

Temperaturat do të bien

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë ende kryesisht në rajonin Rilla-Rodope, ndërsa në rajonet ekstreme jugperëndimore - reshje shiu. Vranësirat do të ulen përkohësisht në rajonet veriore dhe lindore. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja, në zonat lindore - përkohësisht e fortë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 1°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira. Në rajonin Rilla-Rodopë do të ketë reshje të dobëta bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë minus 1°, në 2000 m. - rreth minus 6°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 6°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..

botuar më 25-01-29 6.27.MD

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD