VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni.
“Krijimi i një fonti kërkon një ndjenjë simetrie, ekuilibri dhe pak njohuri matematikore për të ruajtur përmasat në secilën shkronjë”, shpjegon studenti që mëson “Dizajn Grafik” në kryeqytetin tonë detar.
Vollodimir është një nga tre përfaqësuesit e Bullgarisë të përzgjedhur për të marrë pjesë në ekspozitën e forumit të tipografisë "Prof. Józef Mroszczak". Shkronjat e tij origjinale do të ekspozohen, së bashku me postera nga autorë të rinj nga Polonia, Danimarka, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Holanda etj.
Ekspozita e 50 pjesëmarrësve më të mirë në programin konkurrues të Trienales Ndërkombëtare të Tipografisë do të hapet më 21 mars në Muzeun e Shtypjes në qytetin polak Novi Targ. Fedotov pret që GOOGLE të shtojë shkronjat e tij në bazën e të dhënave.
Foto: VSU, BNR – Radio Varna
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..