Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

6
Foto: Veneta Nikollova

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës, folklorin shumëngjyrësh dhe një zakon unik që shkon prapa në kohë dhe mahnit botën - Dasma e Ribnovos. I gjithë fshati merr pjesë në traditën mistike dhe së fundmi në kortezhin festiv i bashkohen edhe turistë të udhëhequr nga operatorët turistikë. "Ndonjëherë vijnë autobusë të tërë.” Ruska Gerova, sekretare e qendrës kulturore “Iskra”, e cila ka marrë detyrën e popullarizimit të zakoneve lokale, tha për Radio Bullgarinë.

"Sezoni i dasmave është tani - në dimër, deri në mars. Dhe në prill kemi një, ndoshta do të jetë e fundit për sezonin. Tani ne kemi dasma çdo të shtunë dhe të diel, dhe të premten bëhen fejesat. Në qendrën kulturore ne i paraqesim këto rituale. Madje gjatë verës i mirëpresim grupet dhe i njohim me zakonet tona, pjekim byrekë të Ribnovos, u tregojmë se si të bëjnë “kuskusin e Rodopeve”, etj."

Ajo që i magjeps turistët është dasma shumëngjyrëshe e Ribnovos - kostumet shumëngjyrëshe, tregimi i pajës para shtëpisë së nuses, kortezhi i dasmës që kalon nëpër të gjithë fshatin dhe vallja e madhe në mejdan... Dhe elementi më misterioz i zakonit është “ngjitja e gjelinës” /nuses/. Ky është një moment intim për nusen dhe të afërmit e saj, ku nuk lejohen të huajt. “Kjo është arsyeja pse ne bëjmë rikrijime në qendrën tonë kulturore”, shpjegon Kadrie Masheva, e cila mirëpret turistët dhe shton:



"Vetë turistët mund të ngjiten si “gjelina”, ose ne ngjisim një nga vajzat tona për të zhytur në përrallën tonë shumëngjyrëshe. Njerëzit vijnë nga e gjithë Bullgaria për ta parë këtë ritual. Ne i veshim me rroba dasme dhe i vendosim maskën. Së pari vendosim një krem të bardhë në fytyrë, pastaj e mbulojmë me temina, ashtu si e kanë bërë në kohët e vjetra. Të ftuarit tanë mund të bëjnë fotografi, të na ndihmojnë t'i vendosim vetë teminat ose t'i ngjitim ato. Ky ritual është ruajtur me shekuj."

Shikoni video reportazhin tonë nga fshati përrallor Ribnovo:

Koleksioni muzeor i qendrës kulturore prezanton të kaluarën e Ribnovos përmes fotografive dhe sendeve autentike shtëpiake. Nga këtu mund të blini pantofla, shporta, veshje rodopase të punuara me dorë nga gratë, ose të uleni në tezgjahun e vjetër dhe të përpiqeni të endni diçka vetë.


“Të ftuarit tanë, edhe jashtë sezonit të dasmave, mund të vijnë, të vishen, të fotografohen dhe të shëtisin nëpër fshat me këto rroba”, thotë Kadrie. –
Elementë të kostumit tonë janë shallvaret, si dhe sofra (shoka) vendoset mbi shaminë, pastaj vihet jeleku, bluza, e cila duhet të jetë e shndritshme dhe e zbukuruar me temina, dhe në fund e ashtuquajtura tylbe - shamia e bardhë. Pothuajse çdo vajzë në Ribnovo është dizajnere e rrobave të saj - ajo i thur vetë, zgjedh çfarë trëndafilash, ngjyrash dhe dantellash të shtojë për të krijuar një veshje unike."



Së fundmi, rituali “ngjitja e gjelinës” u përfshi në Listën Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë sonë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bë pjesë e “Thesareve të Gjalla Njerëzore” të Bullgarisë. Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë - FOLKLOR Por banorët e Ribnovos kanë ambicie më të mëdha:

"Pikërisht për shkak të dasmës së Ribnovos dhe gjelinës, fshati ynë është bërë jashtëzakonisht i famshëm. Tani duam që dasma Ribnovos të përfshihet në listën e UNESCO-s /për trashëgiminë kulturore jomateriale botërore – shënim redaktori/. Ne do të jemi të lumtur nëse kjo ndodh, që të kemi edhe më shumë mysafirë, sepse Ribnovo ka se çfarë t'i treguar botës! – tha në përfundim Kadrie Masheva.



Video: Veneta Nikollova
Foto: Kadrie Masheva, Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria me një prani të zgjeruar në Ekspozitën Turistike CMT Stutgart 2025

Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..

botuar më 25-01-25 6.10.PD

“Muzeu i feve” në Stara Zagora u nderua me një çmim ndërkombëtar

Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..

botuar më 25-01-23 9.41.PD

Si Chef Sharankov zgjodhi Rodopet në vend të Londrës dhe krijoi një koncept të ndryshëm të ushqimit dhe patriotizmit

Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..

botuar më 25-01-19 8.30.PD