Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Emisionet e Redaksisë Afrikane të Transmetimeve jashtë Shtetit ishin një urë me valë të shkurtra për në Kontinentin e Zi

Foto: Pixabay

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura për auditorin tonë.  Për këtë arsye ne përpiqemi t'ju paraqesim zhvillimin e programeve në gjuhë të huaja përmes takimeve me njerëz që kanë kontribuuar në larminë gjuhësore dhe tematike të programeve të Radio Bullgarisë së sotme

Diana Çakërova është një ish kolege që i kushtoi rreth 20 vite të jetës së saj Redaksisë së Prrogrameve për Afrikën, që ekzistonte deri në vitin 1990. Në anglisht dhe frëngjisht, kjo redaksi prezantonte para auditorit afrikan informacione për proceset ekonomike dhe sociale, kulturën dhe traditat e Bullgarisë. Sidoqoftë, puna e ekipit të redaksisë nuk u kufizua vetëm në këtë, kujton Diana Çakërova, e cila iu bashkua ekipit në vitin 1970:

Diana Çakërova

“Redaksia mbante kontakte me afrikanë të shumtë që ndodheshin në vendin tonë në atë kohë. Mes tyre kishte përfaqësues të partisë së atëhershme ilegale të Kongresit Kombëtar Afrikan në Afrikën e Jugut. Ishin rreth njëqind veta, ata kishin korin e tyre, shënonim festat e tyre etj. Përveç kësaj, për kongreset e Partisë Komuniste Bullgare, në vendin tonë vinin të gjitha të ashtuquajturat liderë përparimtarë nga vendet afrikane ose të afërm të tyre, dhe ne bëmë intervista me ta gjithashtu. Ne ndoqëm të gjitha lajmet – çfarë po ndodhte në Afrikë, çfarë marrëdhëniesh mbanin me vendet socialiste, çfarë suksesesh kishin, etj.”

Programi, i transmetuar nga redaksia afrikane, përfshinte dy buletine lajmesh dhe emisione kushtuar aspekteve të ndryshme të jetës në Bullgarinë socialiste. Materialet përgatiteshin nga redaktorët në bullgarisht dhe detyra e ekipit të Redaksisë së Programeve për Afrikën ishte t'i përkthente dhe t'i lexonte në studio. Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua edhe Klubeve të Miqve të Bullgarisë, të krijuara në Kontinentin e Zi - anëtarët e tyre ishin jashtëzakonisht aktivë dhe organizuan ngjarje të ndryshme, duke përfshirë lexime letrare, mbrëmje kushtuar traditave, stilit të jetesës, kulturës dhe kuzhinës bullgare.

"Unë i kushtova shumë mbrëmje radios në rininë time" -na tregon Diana, duke përshkruar orarin e punës në redaksinë: vinin rreth orës 17, përkthenin materialet dhe lajmet dhe hynin në studio për të regjistruar programin. Më pas, rreth orës 22, pasoi incizimin e një buletini të dytë të lajmeve.

Përgjegjësitë e saj përfshinin edhe korrespondencën me auditorin, i cili ishte mjaft aktiv: "Kishte radioamatorë që kapnin valët dhe na dërgonin letra, dhe ne u përgjigjeshim", kujton me buzëqeshje ish-kolegia jonë dhe përmbledh: "Ato ishin vite të mira. Kishte festa, aktivitete sportive, ecje të organizuara për ekipet, dhe kishte gjithashtu shumë mundësi për fëmijët tanë - kampe verore dhe dimërore, dhe të gjitha llojet e përfitimeve të qenësishme në atë kohë."

Në mesin e viteve 70- të shekullit të kaluar Diana Çakërova kishte mundësinë të shkojë në Nigeri, ku bashkëshorti i saj u emërua atashe kulturor në Ambasadën Bullgare. Ata jetuan për një periudhë në kryeqytetin Lagos dhe ajo u bë sekretare e ambasadorit të atëhershëm bullgar në vendin afrikan:

Teatri Kombëtar në Lagos, Nigeri

"Pata fatin të isha atje kur ndodhi diçka madhështore - Festivali i Arteve dhe Kulturës në Teatrin Kombëtar të sapondërtuar në atë kohë në Lagos, i cili është një kopje e Qendrës ekzistuese të Festivalit dhe Kongresit në qytetin bullgar Varna, por tre herë më i madh, i ndërtuar nga bullgarët me investime amerikane. Pritej që autoritetet atje të vazhdonin ta organizonin çdo vit, por dështuan dhe ky mbeti edicioni i vetëm i tij. Unë u përpoqa të bëja intervista me këdo që munda dhe i dërgova në redaksinë tonë në Sofje, ku ishin shumë mirënjohës. Ishte mirë të kishim disa lidhje aktive me vendet afrikane, por fatkeqësisht tani nuk ka mbetur asgjë nga kjo” - thotë në përfundim Diana Çakërova.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkivi personal i Diana Çakërova, news.un.org, arkiv





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..

botuar më 25-01-20 2.19.MD

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD