Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

| rinovuar më 25-01-28 6.23.MD
Alekdandër Kallçev
Foto: BTA

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se “spiranca e rrjedhur” e anijes nuk është pasojë e veprimeve dashakeqe, por e dallgëve të larta gati 3 metra që përmbytën bordin.

Anija bullgare "Vezhen", e cila mbante flamurin maltez, u ndalua në brigjet e Suedisë nën dyshimin për sabotim në Detin Baltik. Ekuipazhi akuzohet për prerjen e qëllimshme të një kablloje me fibra optike nënujore me spirancën e tyre midis Letonisë dhe ishullit suedez të Gotland.

Në një takim në Berlin me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Scholz e klasifikoi anijen bullgare si pjesë e flotës ruse në hije. Kapiteni Kallçev nga Kompania Shtetërore e Transportit Detar Bullgar e hodhi poshtë kategorikisht këtë pohim.

Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare, zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Inovacionin dhe Kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmet Kibernetike Xhejms Apaturai tha se NATO-ja po monitoron nga afër rastin në Detin Baltik. Apathurai refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje nëse kjo është hera e parë që një anije nga një aleat i NATO-s është përfshirë në një incident të tillë, por vuri në dukje se dëmtime serioze në infrastrukturën kritike ndodhin të paktën një herë në muaj.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se shtetasit bullgarë që janë pjesë e ekuipazhit të anijes “Vezhen” janë tetë persona. Në këtë fazë ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, ata nuk janë të ndaluar dhe mund të largohen nga anija, por kanë vendosur të qëndrojnë. Ata kanë mundësi të lidhen me familjet e tyre.

Ambasada e Bullgarisë në Stokholm mban kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe institucione të tjera kompetente suedeze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD
Venko Sabrutev

Sipas PP-DB, Bullgaria përmbush të gjitha kriteret për eurozonën

Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..

botuar më 25-01-28 11.18.PD