Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është vendi i katërt i folezimit të specieve në Bullgari, së bashku me ato në liqenin Srebërna, ishullin Persin (Belene) dhe Zonën e Mbrojtur “Kalimok-Brëshlen”.
Në fund të vitit 2021 në kuadër të projektit ndërkombëtar “Jeta e Pelikanit” të sistemit ekologjik “Natyra 2000”, ekspertët dhe vullnetarët e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve ndërtuan dy platforma lundruese, secila me një sipërfaqe nga 40 metra katror në liqenet oksiduese të "Llukoill Neftohim Burgas" brenda kufijve të "Kompleksit Mandra - Poda" për të tërhequr zogjtë për të folezuar. Këto pellgje janë disa nga vendet më të preferuara të pushimit dhe të kalimit të natës për pelikanin dalmat në rajonin e liqeneve të Burgasit. Përveç kësaj, prania njerëzore atje është minimale, gjë që është me rëndësi të madhe për këtë specie. Më pas, këta ishuj artificialë u bënë vende të preferuara për pelikanë dalma dhe rozë.
Aktualisht, u zbuluan 23 fole, por zogjtë vazhdojnë të ndërtojnë fole në mënyrë aktive.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..